Sallone për relaksim në vend të punës

 
Korea e Jugut fiton numër më të madh të salloneve për relaksimin e punëtorëve nën stres. Ky vend u ofron relaksin, gjum dhe pushim gjatë pauzave në punë.

gbftyfi7

Sallonet e specializuara kanë karrige të rehatshme, rrjete për tu shtrirë, ulëse me masazhë, ndërsa qëllimi i tyre është që punëtorët të mos i zërë gjumi në vendin e punës.

Një përdorues i salloneve relaksuese i spjegon anët pozitive të tyre.

"Bëja gjum i kërrusur në tavolinën time të punës në zyre ose i ulur në tualet, por këtu mund të shtrihem dhe të pushoj më rehat", thotë ai.

Sipas statistikave zyrtare, Korea e Jugut ka një ndër ditët më të gjata të punës në botë, që do të thotë se punëtorët kanë orar më të gjatë të punës se çdo vend tjetër në botë. Kjo shpien rritjen e stresit në punë me mbi 80% të punëtorëve të lodhur për shkak të profesioneve të tyre.
 
Data e shpalljes 04.11.2015 në kategorinë Jeta
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook