Çdo qytetar i Eurozonës do të mund të fitonte 1.300 euro

 
Sipas analizës në "Nordea", bankë me seli në Stokholm e cila punon në rajonin nordik dhe baltik, Banka qendrore evropiane  mund t'i lejojë vetes një humbje prej 444 miliarda eurove, që i përgjigjet një pagese prej 1,300 eurove për secilin qytetar të Eurozonës.

rgrgrg

Kjo mund të ndodhë nëse nuk gjendet mënyrë tjetër për nxitjen e inflacionet, shkruan "Nordea". Në Bankën qendrore evropiane qëndrojnë larg nga ideja e kësaj pagese pas deklaratës së njërit prej ekonomistëve të bankës që teoritikisht, kjo gjë është e mundur.

Në institucionin kryesor monetar të Eurozonës po shpenzohen me miliarda euro nëpërmjet programeve për zbutjen kuantitative për ta nxitur rritjen ekonomike dhe inflacionin. Benoa Kor, anëtar i bordit ekzekutiv, thotë:

" Të jem i sinqertë, mendoj që me këtë nuk do të arrihej efekti i dëshiruar nëse nuk krijohet edhe një mekanizëm i caktuar për ndarjen e rrezikut me qeveritë, gjë që mund të tregohet si problematike në prespektivën e praktikës dhe ligjeve."

Nga ana tjetër, analisti kryesor në "Nordea", Jan Von Gerih thotë që para vetëm disa viteve është dukur që për Bankën qendrore evropiane nuk vjen parasysh as blerja e aksioneve shtetërore si pjesë e zbutjes kuantitative të politikës monetare. Situata aktuale më tepër tregon karakteristika që nxisin Bankën qendrore të provojë diçka të re.

Sipas analizës së "Nordea", Banka qendroe evropiane mund t'i lejojë vetes humbje prej 444 miliarda eurove, gjegjësisht ndarjen e 1,300 eurove secilit qytetar të Eurozonës.
 
Data e shpalljes 04.04.2016 në kategorinë Ekonomia
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook