A do të arrijnë shkencëtarët të prodhojnë materie të errët?

 
Zbulimi i këtyre thërrmijave, për të cilat thuhet që i japin masë materies, ishte njëri prej përplasësve më të mëdhenj hadronik në CERN.

 nbhjuk

Por, një shkencëtar thotë që viteve të ardhshme në LHC do të ketë edhe shumë mundësi tjera për ta ndryshuar historinë.

Dr. Monika Danford në Kaliforni, e cila tani punon në universitetin në Hajdelberg, Gjermani, ka punuar në CERN deri më vitin 2013. Ajo është njëra prej gjashtë shkencëtarëve që u shfaqën në dokumentarin e njohur Particle fever për eksperimentet e para në CERN gjatë vitit 2008.

"Gjetja e Bozonit të Hiksit ishte ndër qëllimet kryesore të LHC, por koha e tij  ende po vjen. Njëra prej gjërave për të cilat ekziston interesimi më i madh është gjetja dhe formimi i materies së errët", thotë Dr. Danford.

Sipas matjeve kosmologjike është zbuluar që 25% nga gjithësia përbëhet prej materies së errët, dhe nuk e dimë se çfarë paraqet ajo. Në krahasim prej asaj që e dimë elektronet dhe protonet paraqesin vetëm 4%.

Një pjesë e madhe e botës që na rrethon përbëhet nga materia për të cilën ne nuk dimë se çfarë është.

Ajo mendon që zbulimi dhe prodhimi i materis së errët në LHC do të mund të jetë një zbulim i madh.

"Për Higs kemi pasur parashikime konkrete. Për materien e errët nuk dimë asgjë. Nuk kemi thërrmijë të njohur, e cila do të mund të na e spjegonte materien e errët, ende më pak kur bëhet fjalë për energjinë e errët.

Nëse mund të prodhojmë thërrmija  të materies së errët në LHC, do të ishte një hap shumë i madh drejt kuptimit tonë të gjithësisë." - thotë Danford.

Por, gjasat për gjetjen e materies së errët janë  të panjohura. Shumë teori e parashikojnë ekzistencën e saj, sidomos modeli standard i fizikës, por gjetja e saj kërkon makina shumë më të mëdha se Përplasësi i Madh i Hadronit.

Këtë vit dy rreze protonike me energji dyfish më të madhe do të përplasen dhe do të çlirojnë energji e cila asnjëherë deri më tani nuk është arritur me asnjë akselerator. Dr. Danford thotë që me eksperimentet e reja ekziston potenciali madh për gjetjen e thërrmijave të reja.
 
Data e shpalljes 04.01.2015 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook