Dita e parë e shkollës, këshilla për sjelljen e prindërve me fëmijët

 
Sot ka nisur viti i ri shkollor për të gjithë nxënësit të arsimit 9-vjeccar dhe të mesëm. Nxënësit ia janë drejtuar bankave të shkollës.

Mbarimi i pushimeve verore i mërzit paksa fëmijët sidomos kur i kujton se duhet t’i kthehen librave dhe shkollës.

Por, çfarë mund të bëjnë prindërit në këtë situatë? Sigurisht, duhet të ruajnë qetësinë dhe kontrollojnë ankthin e tyre, sidomos për fëmijët që hyjnë në klasë të parë. Le të themi që një fëmijë, në ditën e parë të shkollës ka nevojë të ndjehet i sigurt që të mund ta nisë vitin shumë mirë. Ndaj, duhen ndjekur disa hapa, shkruan BotaSot.

Foto: Pixabay

Thuaj jo ankthit

Është e rëndësishme që ankthi që mbani të mos të çojë edhe frike tek fëmijët tuaj. Mësojini fëmijëve tuaj më parë në lidhje me shkollën, që para pushimeve.

Lumturi (me limite)

Nuk ekzistojnë prindër që janë ankthiozë në sensin negativ, por ka prindër që nuk menaxhojnë dot lumturinë dhe gëzimin e ditës së parë të shkollës për fëmijët e tyre. Në fakt, është pikërisht ky momenti i duhur për të lëshuar skenën e fëmijës, i cili ka nevojë të jetojë eksperiencën në mënyrën e tij, në qetësi dhe pa praninë e prindërve nën ankth apo gëzim.

Parapërgatitje

Para nisjes së shkollës është e nevojshme të flasësh për eksperiencën e fëmijëve në mënyrë të qetë dhe gati të rastësishme.

Dita speciale

Dita e parë e shkollës duhet të kujtohet si një nga ditët më të veçanta. Shpesh, prindërit ftohen për të qënë prezent në klasë për një kohë të shkurtër për të shoqëruar fëmijët e tyre në mënyrë që eksperienca të jetë sa më emocionuese.

 
Data e shpalljes 03.09.2018 në kategorinë Arsim
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook