Arsimtarja me ide të mrekullueshme

 
Njëra nga kokëdhembjet më të mëdha për nxënësit dhe prindërit janë detyrat e shtëpisë kur vjen fundi i pushimeve verore. Fëmijët ankohen për problemet matematikore, ndërsa prindërit e tij mundohen të rikujtohen se çfarë kanë mësuar para disa dekadave.

5252

Por, një arsimtare në shkollë fillore në Teksas vendosi një rregull të re sa u përket detyrave të shtëpisë. Nxënësve të tyre u ka dërguar mesazh të cilin duhet tua japin prindërve të tyre. Kur shpërndau mesazhin në rrjetet sociale, u bë shumë e popullarizuar. Në mesazh shkruan

"Prindër të dashur,

Pas shumë hulumtimeve këtë verë, po mundohem të vendos një risi. Detyrat e shtëpisë do të përbëhen nga përfundimi i asaj që kanë filluar nxënësit gjatë ditës shkollore. Nuk ekzistojnë më detyrat e shtëpisë standarde tradicionale.
Hulumtimi im nuk dëshmoi që detyrat e shtëpisë përmirësojnë rezultatin e nxënësve, prandaj u dhashë përparësi aktiviteteve shtëpiake të nxënësve me familjet e tyre - të hanë sëbashku në tryezë, të lexojnë, të luajnë sëbashku, të luajnë me shokët në natyrë dhe të bien të flejnë më herët.

Ju faleminderit
Zonja Brendi Jang"

Mesazhi u shpërnda mbi 70.000 herë nga prindërit që nuk duan më të luajnë rolin e policëve për detyra të shtëpisë.

Kjo risi e arsimtares fitoi shumë komente pozitive. Shumica mendojnë që aftësitë sociale, lidhja me familjen dhe gjumi i mirë natën janë shumë të rëndësishme në formimin e fëmijëve.

"Nxënësit punojnë shumë gjatë ditës shkollore, prandaj duhet të merren me aktivitete tjera pasi të kthehen në shtëpi. Kujdesem për zhvillimin e tyre të përgjithshëm", thotë Jang.
 
Data e shpalljes 03.09.2016 në kategorinë Arsim
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook