Si trashëgohet ngjyra e syve?

 
Që nga shkolla e mesme na mësojnë që ngjyra e syve trashëgohet nga prindërit, me kombinimin e gjeneve dominante. Kështu, prindërit me sy të hapur kanë fëmijë me sy të hapur. Por, kjo nuk është gjithmonë aq e thjeshtë.

hhih

Ngjyra e syve mund të trashëgohet në dy mënyra. Sipas së parës, ngjyra përcaktohet sipas alelit dominant ose recesiv - ngjyra e errët përcaktohet nga dominanti, ndërsa ngjyra e hapur nga aleli recesiv. Sipas kësaj teorie, prindërit me sy të hapur nuk mund të kenë fëmijë me sy të errët.

Ky model nuk është krejtsisht i saktë. Prindërit me sy të hapur mund të kenë fëmijë me sy të errët. Bëhet fjalë për trashëgimin poligjenik, gjegjësisht ngjyra e syve përcaktohet prej më tepër gjeneve ku disa kanë efekt më të madh, e disa efekt më të vogël mbi pigmentin që përcakton njgyrën.

kjhuih

Sidoqoftë, më së shumti përgjegjëse për ngjyrën e syve janë vetëm dy gjene EYCL3 i cili përcakton të kaftën (aleli dominant) ose të kaltër (aleli recesiv)  dhe EYCL1, përgjegjës për të gjelbrën (aleli dominant) dhe të kaltrën (aleli recesiv). Aleli dominant për sy të kaftë dominon mbi të gjitha alelet tjera. Aleli dominant për sy të gjelbër dominon mbi të gjithë, përveç mbi të kaftën.
 
Data e shpalljes 03.08.2015 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook