Dita e madhe për Xhakën, ka arsye të shënojë gol

 
Granit Xhaka që nga goli kur e shënoi ndaj Serbisë është kthyer në një hero jo vetëm për Zvicrën, por për te gjithë shqiptarët.

Në ndeshjet që i luajti Zvicra, bashkëshortja e Xhakës nuk ishte e pranishme dhe përkrahjen bashkëshortit ia jepte nga shtëpia, por kësaj radhe është krejt ndryshe, transmeton Zëri.

Leonita ka publikuar një fotografi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social "Instagram", gjë që tregon se ajo ka udhëtuar drejt Rusisë.



Gjithashtu, për Xhakën data 3 korrik është dita që nuk do ta harrojë kurrë. Kjo ngase, çifti me këtë datë kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, shkruan Lajmi.net.

Foto: Lajmi.net

Andaj, sot, në ditën kur Xhaka do të luajë në ndeshjen kundër Suedisë, çifti feston përvjetorin e parë të martesës. A do të jetë Leonita edhe një motiv shtesë për Granitin që të shënojë gol ndaj Suedisë, kjo mbetet të shihet.

Ndeshja Zvicër - Suedi do të zhvillohet me fillim prej orës 16:00. Nga ky takim do të mësohet edhe çerekfinalisti.
 
Data e shpalljes 03.07.2018 në kategorinë Sport
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook