Cilat janë disa ushqime që na hidratojnë më shumë?

 



Sasia e ujit në organizëm për nga rëndësia është pothuajse e njëllojtë me sasinë e oksigjenit për frymëmarje. Efektet pozitive të ujit për njeriun janë të panumërta dhe absolutisht të domososhme.

Uji nuk gjendet vetëm në formë të lirë ashtu sikur e pijmë çdo ditë. Atë mund ta marrim edhe nëpërmjet ushqimit në mënyrë indirekte, sasi kjo e cila gjindet në fruta dhe perime.

Varësisht nga lloji i produkteve që konusmojmë ato përmbajnë sasi më të madhe të ujit e disa përmbajnë edhe më pak.

Këto lloj ushqimesh njëkohësisht na ndihmojnë që të jemi vazhdimisht të hidratuar. Disa nga to janë plotësisht të përbëra nga uji dhe e tërë struktura e tyre është e formërsuar nga lidhja e molekulave të ujit.

Disa nga pemët dhe perimet që janë me sasi më të madhe të ujit duke shkuar nga ajo më e larta mund të jenë: trangujt, domatet, pjepri, shalqiri, dardhat, ananasi, karrotat, mangot, grejp fruit, jogurtët me bazë qumështi, dredhëzat, portokajt, brokolit, boronica e rrushi.

Këto ushqime përmbajnë sasi jashtëzakonisht të lartë të ujit, kështu duke plotësuar të gjitha nevojat e organizmit në lidhje me sasinë e ujit.

Përpos sasisë së ujit disa nga këto fruta përmbajnë edhe fijëza natyrale të cilat ndihmojnë në tretje më të mirë të ushqimit.

Gjithashtu këto ushqime konsiderohen edhe si dietale për shkak se nuk kanë sasi të mëdha të sheqerit dhe nuk janë kalorike.

Ato mund të konsumohen edhe në mënyrë indirekte duke i kombinuar si receta për përgaditje sepse sasia e ujit të tyre nuk do humbet, por më e preferuar është të konusmohen si të freskëta.
 
Data e shpalljes 03.06.2014 në kategorinë Shëndet
Përgatiti: Sermijeta / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook