Berber i çuditshëm: Në vend të gërshërëve përdor zjarrin

 
Vetëm klientët e guximshëm, mund të ulen dhe të përjetojnë ndjenjën e karriges së nxehtë, teksa iu shkurtohen flokët me anë të flakës.

Kadir Demirel ka hapur një sallon në Holandë, ku gërshërët i ka zëvendësuar me lëngun e djegshëm, të cilit i vë flakën me shumë kujdes, transmeton Telegrafi.

Derisa flokët janë në zjarr, 39-vjeçari përdor krehrin dhe brushën për të larguar fijet e padëshiruara. Megjithëse duket e lehtë, berberi turk kërkon që të mos provohet më asnjë mënyrë, pa pasur trajtimin e duhur.

-Klientët nuk frikësohen, sepse nuk kanë dhimbje. Te unë vijnë edhe fëmijë shtatëvjeçarë - ka thënë berberi.

Gjithashtu, ai kërkon të rinj që t’ju mësojë teknikën, të cilën e konsideron të lehtë për ta mësuar dhe shumë argëtuese.

 
Data e shpalljes 03.05.2018 në kategorinë Zbavitje
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook