Rroga bruto mesatare në Zvicër - 5.000 euro

 
Rroga bruto mesatare në Zvicër në sektorin privat ka qenë 6.118 frang në vitin 2012, shpalli Agjensia federale për statistikë. Kjo do të thotë që gjysma e të punësuarve kanë fituar më shumë se kjo shumë, dhe gjysma tjetër më pak se shuma mesatare.

hbh

Në periudhë prej 10 vjetësh, rroga bruto mesatatare është rritur për 13,4 %, dëshmon Agjensia në raportin e saj të cilin e citojnë mediat zvicerane.
Rritja e rrogës në periudhën e njejtë ka qenë veçanërisht e theksuar te menaxherët, ndërsa 10 % të të punësuarve në kategoritë me përfitim më të ulët kanë fituar më pak se 3.886 frang në muaj.
Gjatë kësaj periudhe 10-vjeçare (2002-2012), rroga mesatare në nivel të përgjithshëm është rritur për 13.4 %, por dallimet në kategori janë zmadhuar. Kështu, rritja e rrogave tek të punësuarit me përfitime më të larta ka qenë 22,5 %, ndërsa te ata me përfitime më të ulëta ka qenë i kufizuar në 9,5 %.
 
Data e shpalljes 03.05.2014 në kategorinë Ekonomia
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook