Japonezët prodhojnë energji elektrike nga oqeani!

 


Një kompani japoneze që prodhon pajisje per makineri dhe një organizatë qeveritare tha se ata arritën të gjeneronin energji elektrike me rrymat e oqeanit.

IHI dhe Organizata për Zhvillimin e Llojave të Reja të Energjisë dhe Teknologjisë Industriale "NEDO" zhvilluan një anketë në bregun e Prefekturës së Kagoshima në jugperëndim të Japonisë. Deklarata tha se rrymat e detit lëvizin turbinën e gjeneratorit eksperimental, të vendosur në një thellësi prej 20-50 metra nën sipërfaqen e ujit.

Me këtë eksperiment ata arritën të prodhonin deri në 30 kilovat energji elektrike.
 
Data e shpalljes 02.09.2017 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: sermijeta / Teksti nuk është i lektoruar:
Tags:
 
 

Lajme të rekomanduara nga Facebook