Gjeniu 11-vjeçar që u popullarizua në "Twitter"

 
Sigurisht derisa keni qenë në shkollë të mesme ose fakultet keni pasur një nxënës shumë të mençur në klasë, i cili sikur nuk ka asgjë që nuk di. Kupton çdo gjë që ligjërojnë profesorët, i kalon testet pa problem. Por, është çudi kur të gjitha këto karakteristika i ka një djalë 11-vjeçar.

edrhtj

Daniel Liu, magjistar i vërtetë i matematikës dhe shkencës së ndërlikuar, ka filluar arsimin e mesëm në moshën 10-vjeçare. Para kësaj, ka fituar në "Bëhu shkencëtar", sfidë e organizuar nga Fondacioni për arsim të kimisë, në konkurrencë me 30 mijë nxënës të tjerë. Për këtë çmim ka fituar 10 mijë dollarë. Tani është në kolexh, ndjek ligjërata në Universitetin Toledo.

Është interesante që ky fëmijë u bë i njohur në rrjetet sociale. Një bashkënxënësi  tij ka shpallur fotografi ku janë bashkë dhe ka shkruar - ky fëmijë ka vetëm 11 vjet dhe sëbashku ndjekim ligjëratat e kimisë organike...thotë nëse kemi pyetje, ti dërgojmë e-mail." Ky postim në Twitter është shpërndarë mbi 100 mijë herë.

httyjyyjt

Daniel nuk ka profil në "Twitter", por është tepër i njohur në këtë rrjet social. Shumë komente plot mahnitje mund të vihen re në fotografitë e shpallura me të. Sipas komenteve, ai ndjek edhe ligjërata në analizë matematikore, është shok me një shkencëtar të njohur dhe nënshkruan autograme.

ghgguy
 
Data e shpalljes 02.09.2016 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook