Makina e cila do t'ju mundësojë të prodhoni vetë birrë

 
Një kompani australiane lanson një lloj automati për prodhimin e birrës, i cili ju mundëson që vetë ta bëni birrën tuaj të preferuar.

srhhr

"BrewArt" është projekt i birrarisë "Coopers", bëhet fjalë për një automat të ngjashëm me atë për kafe, i cili është krijuar nga Skot Heris dhe Pol Burxh, të punësuar në kompaninë.

Idenë kanë fituar para tetë viteve, kur është rritur popullariteti i birrave unike nga mikrobirraritë.

"Duam që njerëzit të pinë më pak, por më me cilësi. Zbatuam një hulumtim dhe përfunduam që duhet të mundësojmë që njerëzit ta bëjnë vetë birrën dhe të kënaqen me këtë", thonë shpikësit.

Automati përbëhet prej dy njësive "BeerDroid", i cili mund të prodhojë 10 litra birrë, dhe ka kapacitet të mbushë 5 litra dhe ka termorregullim të posaçëm të quajtur "BrewFlo". Lidhet me Wi-fi, që do të thotë se nëpërmjet celuarit mund ta mbikqyrni procesin e fermentimit kur nuk jeni në shtëpi.

Aplikacioni do t'ju lajmërojë kur birra të jetë gati, dhe pajisja do të fillojë me ftohjen, nëse nuk jeni të gatshëm menjëherë të pini. Me makinën mund të blihen të gjithë përbërësit e nevojshëm për prodhimin e birrës.

"BrewArt" fillimisht do të shitet në Australi nga mesi i korrikut me çmim prej 799 dollarëve australian për "BeerDroid" dhe 699 dollarë për "brewFlo". Pastaj prodhimi do të shfaqet edhe në SHBA dhe Britani të Madhe.

 
Data e shpalljes 02.07.2016 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook