Si janë freskuar njerëzit disa shekuj para kondicionerëve?

 
Njerëzit që jetojnë në të ashtuquajturën lindje të mesme, me sukses përballen me vapën ndër shekuj, pa përdorimin e kondicionerëve. Mjetet e tyre për freskim përbëhen nga balta, pluhuri, guri dhe kashta. Shtëpizat e ndërtuara me këto materiale i freskojnë sirianët nga viti 3.700 p.e.s.

sdbeb

Ndërtesat janë ekologjike, por edhe duken interesante. Ato përdoren edhe sot. Shtëpizat-shporta mund të gjenden në shkretëtirat dhe qytetet më të nxehta. Zakonisht gjenden në vendet rurale, por fshatra të tëra me shtëpi të tilla ka edhe në qytetin më të madh të Sirisë, Alepo, i cili ka qenë i populluar nga mileniumi i 6-të p.e.s.

cwew

wfqqqfd

Këto shtëpi përdoren për të jetuar dhe për të ruajtur materiale. Ndërtohen me materiale që gjenden në rrethinë, ndërsa muret e trasha e ruajnë temperaturën e ulët në brendi kur jashtë është shumë më nxehtë. Muret përbëhen prej tullave të baltës dhe ndërtohen në formë rrethore. Në maje, përfundojnë me formë të konit. Maja e çdo ndërtimi ka hapje të vogël që lëshon dritë në brendi.

Këto shtëpiza me shekuj i kanë mbrojtur udhëtarët nga shkretëtira dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe sot.

qqerf

dgfs

fbewwe
 
Data e shpalljes 02.07.2014 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook