Ja pse duhet t'i ndërrojmë më shpesh syzet për diell

 
Syzet për diell duhet të  ndërrohen çdo dy vjet, paralajmërojnë shkencëtarët. Rrezet e diellit i dëmtojnë thjerrëzat me kalimin e kohës, gjë që do të thotë që ngadalë u lejojnë rrezeve UV të depërtojnë. Pa filtra të përshtatshëm UV, syri është i ekspozuar, ndërsa kjo mund të shkaktojë dëme të përhershme dhe afatgjate të shikimit.

hrttr

Shkencëtarët brazilian kërkojnë të vendosen standarde për përpmirësimin e cilësisë së syzeve për diell, që të konfirmohet se a mund të ketë kufi sigurie për filtrat. Ata thonë që një test i ri do të garantojë se a janë syzet për diell të sigurta për tu mbajtur gjatë një periudhe 2-vjeçare.

Ekspozimi ndaj dritës diellore është i ndryshëm në botë, por shtetet tropike kanë rrezik më të madh, me nivele të larta të rrezeve UB në verë dhe mbeten të tilla edhe në dimër. Pikërisht për këtë, syzet për diell në hemisferën jugore duhet të ndërrohen më shpesh sesa ato në hemisferën veriore. Thjerrëzat poashtu mund të thyhen më lehtë si rezultat i ekspozimit të vazhdueshëm ndaj dritës diellore.

Mbajtja e syzeve që nuk ofrojnë mbrojtjen e duhur mund të shkaktojë "oedema", shikim të shtrembëruar dhe sy të ënjtur. Poashtu, mund të rezultojë me kataraktë, ku thjerrëza e syrit mbetet e turbulluar.

Profesori Lilian Ventura nga Universiteti Sao Paolo, thotë "Problemi i syve është problem serioz në tërë botën, sidomos në shtetet tropike ku indekset UV janë shumë të larta gjatë verës. Në shumicën e shteteve në hemisferën jugore, standardet për syze të diellit nuk përputhen me kushtet ultravjollcë. Syzet për diell luajnë rol të rëndësishëm për sigurinë e syve.

Por, profesori thotë që testimet e tanishme janë joefektive dhe nuk masin cilësinë e syzeve për diell. Zbulimet e studimit u shpallën në revistën "Biomedical engineering online".
 
Data e shpalljes 01.09.2016 në kategorinë Shëndet
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook