Australia po ndryshon gjerësinë dhe gjatësinë gjeografike

 
Australia do ta ndërrojë gjatësinë dhe gjerësinë gjeografike për t'ju përgjigjur koordinatave lokale dhe atyre të përbërjes globale satelitore, shkruan BBC.

m,nhgiugi

Koordinatat lokale të cilat shërbejnë për përpunimin e hartave dhe matjeve të ndryshme nuk janë të barabarta me koordinatat globale për metra. Australia çdo vit zhvendoset për shtatë centimetra kah veriu për shkak të lëvizjeve tektonike.

Përbërjet moderne satelitore fitojnë të dhëna sipas vijave globale të gjatësive dhe gjerësive gjeografike të cilat nuk ndryshojnë, edhepse kontinentet lëvitin. Megjithatë, shumë shtete përpunojnë harta me të dhëna fikse.

"Edhepse vijat janë fikse, mund të vendosni shenjë mbi sipërfaqe, t'i masni koordinatat dhe ato do të mbeten ashtu 20 vitet e ardhshme. Ashtu bëhet kjo punë", thot Dan Jaksa nga "Geoscience Australia".

Por, për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike, këto koordinata me kalimin e kohës nuk u përgjigjen koordinatave globale. Jaksa shton që informatat e sakta janë të rëndësishme për përdoruesit e GPS, si dhe për përdoruesit e automjeteve. Përbërja lokale satelitore në Australi ka ndryshuar koordinatat për herë të fundit në vitin 1994, ndërsa që atëherë kontinenti është zhvendosur për pesë metra në veri.

Koordinatat lokale do të zhvendosen për 1,8 metra në vitin 2017, me çrast do tju përgjigjen koordinatave lokale deri në vitin 2020. Atëherë do të fillohet me zbatimin e një sistemi të ri i cili do ti bëjë ndryshimet në mënyrë automatike.
 
Data e shpalljes 01.08.2016 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook