Konfirmohet: Avicii ka vrarë veten

 
Zbulohet shkaku i vërtetë i vdekjes së Avicii-t. Sipas një raportimi të ri, ai ka vrarë veten duke prerë damarët me një shishe të thyer.


Foto: TMZ

Thuhet se vendi ku ai u pre ishte qafa por një ndër burimet e mohon fuqishëm këtë detaj duke thënë se ishte dora e tij, transmeton TMZ.

Avicii, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, u gjet i vdekur në moshën 28-vjeçare më 20 prill. Javën e kaluar u publikua një letër e Avicii-it ku thuhej se “nuk mund të rri më dhe kërkoj paqe”. Gjithashtu, familja e Avicii-t bëri një deklaratë ku thuhej se ai donte të gjente paqe.

-Ai më të vërtetë luftoi shumë me mendimet për të kuptuar jetën, lumturinë.. por nuk mund të vazhdonte më, donte të gjente paqe – u shpreh familja e tij disa ditë më parë.
 
Data e shpalljes 01.05.2018 në kategorinë Jeta
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook