Për shkak të lëvizjes së yjeve, besojmë në shenjën e gabuar të horoskopit

 
Sipas hulumtimeve më të reja, tërë astrologjia dhe çdo gjë që besojmë bazohet në gënjeshtër.

bgyr

Për shkak të lëvizjes së yjeve, nga çasti kur janë zhvilluar 12 shenjat, 86% e njerëzve sot besojnë në shenjën e gabuar. Lëvizja gravituese e Hënës dhe Diellit ka ndikim të tillë mbi Tokën, ashtu që shumica e njerëzve kanë gabuar shenjën e horoskopit për një muaj më mbrapa.

"Të themi që keni lindur kah fundi i janarit. A do të thotë kjo që jeni Ujor në horoskop? Megjithatë, kur ta shikoni më mirë pozitën e Diellit në kartelën tuaj të lindjes, do ta kuptonit që në fakt jeni Bricjap", thonë shkencëtarët.

Sipas orarit të zodiakut, Demat kanë linur në periudhë prej 15 maj deri në 21 qershor, e jo nga 21 prilli deri më 21 maji.

Poashtu, sipas orarit të ri ekziston edhe një shenjë e 13të për ata që kanë lindur ndërmjet 30 nëntorit dhe 18 dhjetorit. Nuk dihet se kjo shenjë a ka është përfshirë në astrologji 2000 vitet e kaluara.

Profesori Xhon Latanci konfirmon që shenjat astrologjike që moti nuk pajtohen me ndryshimet astrologjike në univers. Megjithatë, një pyetje më e rëndësishme është se a ka ndonjë ndikim pozita e yjeve në kohën e lindjes mbi personalitetin e dikujt.

"Për ta kontrolluar këtë nevojitet një hulumtim që konfirmon këtë fakt, por deri më tani nuk kemi pasur diçka të tillë. Pa marrë parasysh se si janë vendosur yjet - nuk ka spjegim", thotë ai dhe tregon që njerëzit besojnë në Zodiak sepse ashtu duan vetë.
 
Data e shpalljes 01.04.2015 në kategorinë Shkenca
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook