Tabletë, kompjuterë dhe qendra mediale - çfarë përfshijnë shkollat e reja?

 
 Nëse jeni adoleshent dhe kompjuteri juaj nuk kyçet, ndoshta duhet të bëheni gati për riparim të shtrenjtë. Por, nëse kompjuteri nuk kyçet në shkollën e mesme "Frenklin" në SHBA, atë ndoshta do ta riparojë një nxënës për disa minuta dhe falas. Kjo është kështu për shkak se biblioteka shkollore ka shërbim për riparim të pajisjeve teknologjike i cili udhëhiqet nga nxënësit.

215488

Para vetëm një dekade, shkollat kanë pasur lidhje të dobëta të internetit dhe kompjuterë të vjetër, por tani shkollat e reja janë të furnizuara me teknologji. Profesorët zbatojnë edhe mësimdhënien me teknologji.

Shkolla fillore "Angier" në Njuton e cila është hapur muajin e kaluar ka proektorë pa tel dhe laptop në çdo klasë, duke përfshirë edhe çerdhen. Kudo nëpër SHBA po hapen shkolla fillore që kushtojnë me miliona dhe ku përdoret teknologjia më e re.

15887998

Shkollat e reja më shumë përqëndrohen mbi artet dhe në to ka salla, televizora dhe studio për inçizim, si dhe dhoma për të ushtruar.

Tina Stanislaski, arkitekte nga Kembrixhi e cila po dizajnon një shkollë të mesme në Vintrop, thotë që shkollat po largohen nga bibliotekat tradicionale dhe bëjnë qendra mediale në vend të tyre. Trendi është nxitur nga zëvendësimi i librave me lexusit elektronik dhe përdorimit të kompjuterëve dhe tabletëve, shkruan "Boston globe".
 
Data e shpalljes 01.03.2016 në kategorinë Arsim
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook