Në Paris do të ndërtohet një lagje në mes të pyllit dhe autobanit

 
Në skaj të Parisit gjendet një vendparkim i cili do të shndërrohet në diçka shumë më e bukur dhe më e dobishme. Arkitektët e quajnë projektin e tyre "fshat lundrues në mes të pyllit". Fshat në Paris?

wwwwee

Qendra e qytetit dhe periferia janë të ndarë nga një autoban. Arkitektët duan ta zvogëlojnë këtë kufi në mënyrë që do të ndërtojnë park me mbi 1.000 drunj pranë autobanit. Secili do të mund të kalojë nëpër këtë park për ta "kërcyer" autobanin. Ai vendkalim do të jetë në njërën shtresë, ndërsa në shtesën tjetër do të ketë shtëpiza dhe banesa të vogla, si dhe zyre, çerdhe dhe restorante.

srhreh

Arkitektët Manal Rahdi dhe Sou Fuxhimoto pajtohen që Parisit i duhet sipërfaqe më e madhe e gjelbër, ndërsa kjo lagje e vogël do të jetë e mbrojtur me drunj. E tërë lagjia do të funksionojë me energji solare, gjeotermale dhe të erës.

gegss

654887

Këta arkitektë kanë fituar në garën "Reinvented Paris" me idenë e tyre për një përbërje ekologjike të banesave, në konkurrim me 815 zgjidhje tjera ideore.

Ndërtimi do të fillojë gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa duhet të përfundohet në vitin 2022.

 
Data e shpalljes 01.03.2016 në kategorinë Kultura
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook