Artisti 'Banksy' e shfaq Gazën nga një këndvështrim të ndryshëm

 
Vepra më e re e artistit anonim të grafiteve "Banksy", nuk gjendet pas një kontejneri për plehra, nuk qëndron në ndonjë ndërtesë por në "YouTube".

ghyu7

Artisti që gjithmonë u jep material kritikëve të frustruar, shpalli video satirike në kanalin e tij në "YouTube", duke shfaqur parajsën e udhëtarit - rrënojat e Gazës.

Videoja e quajtur „Make This the Year YOU Discover a New Destination“ shfaq Gazën në mënyrë kontraverse si edhe veprat e tij në rrugë.

Gjashtë muaj pas operacionit në Gazë, qyteti ende duket si zonë ushtarake.

gtf6y5

Organizatat ndërkombëtare vlerësojnë që çmimi i rindërtimit të objekteve dhe infrastrukturës së shkatërruar është 6 miliarda dollarë.

Kjo mace i tregon botës që edhe asaj i mungon hareja në jetë. - thotë një njeri në inçizim.

Videoja përfundon me veprën më intenzive politike të Benksit në Gazë. Shkruar me të kuqe Nëse nuk i lajmë duart nga konflikti ndërmjet të fuqishmëve dhe të pafuqishmëve, ne qëndrojmë në anën e të fuqishmëve - nuk mbetemi neutral.

85258

Videoja paraqet kombinim të përkryer të artit dhe politikës në një vend të cilit i është rrëmbyer bukuria. Veprat e Benksit i theksojnë problemet shoqërore, por kjo vepër për Gazën përqëndrohet edhe në problemet ndërkombëtare.

 
Data e shpalljes 01.03.2015 në kategorinë Art
Përgatiti: Arbina / Teksti nuk është i lektoruar:
 
 

Lajme të ngajshme nga Fakultetet.al

Lajme të rekomanduara nga Facebook